Dita e dytë e protestës së mbajtur në shenjë revolte ndaj vrasjes së Klodian Rashës nga policia, shënoi momente dhune, ku indinjata qytetare nuk kurseu institucionet kryesore të vendit dhe pronën publike. Nëm thirrjet “Drejtësi për Klodianin” dhe “Hiqni kapelet”, qindra të rinj vërshuan në rrugë ku shkatërruan gjithçka që i dilte përpara.
Krahas momenteve të dhunës që mbizotëruan shumicën e kohës, pati dhe disa ‘grimca dashuria’ mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Siç shihet dhe në videon e siguruar nga FaxNews, një efektiv policor, iu përgjigj thirrjeve të protestuesve dhe hoqi kapelen në shenjë solidarizimi me ta.
Ky gjest u vlerësua nga protestuesit të cilët filluan brohoritjet massive dhe shkuan ta përqafonin policin./faxweb