
Kjo e martë rikthen magjinë e Champions League me fazën “play off”.
Sfida e parë e luajtur ishte ajo e Stambollit mes Galatasaray dhe Juventus. Një ndeshje makthi për gjigandët italianë.
Sfida u mbyll me shifrat 5-2 për vendasit duke i dhënë një shuplakë të fortë juventinëve.
Për italianët shënoi dy herë Koopmeiners, ndërsa për turqit Sara, Lang (dopietë), Sanchez dhe Boey.
https://www.youtube.com/watch?v=Oy50wRn0N6U
Prej orës 21:00, do të luhen tre ndeshjet e tjera. Real Madrid rigjen sërish Benfican, skuadër më të cilën u përball në ndeshjen e fundit të fazës së ligës.
Madrilenët u mposhtën 4-2 në Portugali dhe do të kërkojnë hakmarrjen. Skuadra spanjolle ka favor të rëndësishëm, pasi ndeshjen e kthimit do e luajë në shtëpi.
Duel tejet interesant do të jetë ai mes kampioneve në fuqi të PSG dhe skuadrës tjetër franceze, Monaco.
Parisienët vijnë si të favorizuar në këtë takim, por fjalën e fundit do e thotë fusha e lojës.
Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Dortmund dhe Atalantas në “Signal Iduna Park”.