Një qytetar i Podujevës, që kishte dalë për të votuar ka treguar një detaj interesant, duke thënë se sot i ka vdêkur bashkëshortja nga COVID-19, por kjo nuk e ka penguar atë që të dalë e të kryejë obligimin qytetar.

Sylejman Bllaca nga Podujeva thotë se gruaja e tij e cila ishte infektuar nga COVID-19, sot në orën 09:00 ka vdêkur në QKUK në Prishtinë, ku ishte e shtruar prej disa ditësh.

“Unë  e kam ndie obligim që të vij ta kryej obligimin qytetar… I vdêkuri me të vdêkurin, i gjalli më të gjallin, do ta çojmë para këtë vend”, ka thënë ai për mediat kosovare, teksa po qëndronte në qendrën e votimit.

Ai thotë se pas vdêkjes së gruas nuk ka shkuar në shtëpi, por i është drejtuar qendrës së votimit.

“Gruaja ka mbetur në morg. Unë ende nuk kam shkuar në shtëpi, por kam ardhur këtu të votoj. Kam besim se do të kryhej ndryshimi”, tha ai.

https://www.facebook.com/dukagjinirtv/videos/1019411365193337/?t=1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re