Banorët e rrugës “Kole Kamsi” gjatë ditës së sotme kanë bërë një denoncim për Fax News pasi rrëshqitja e dherave për shkak të shiut ju rrezikon banesat, por edhe jetën sepse thonë se kanë frikë të futen në shtëpi nga telat e korentit.
Ata tregojne se kanë një javë që u janë drejtuar emergjencave civile, por akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigjje. Dheu është i hedhur nga banorët që ndodhen sipër shtëpive të tyre dhe sipas tyre është hera e parë që ka ndodhur kjo gjë pasi jetojnë prej 25 vitesh në atë vend dhe nga kjo gjë rrezikojnë 70 familje.
“Kjo gjëndje ka rreth një javë. Ne kemi frikë me u fut ke shpia nga telat e korentit. Kemi shku te emergjencat civile. Shkova dhe te emergjenca civile e përgjithshme, me thanë nuk kanë ardhur dokumentat. Rreth 70 familje janë.
Çdo ditë lëviz dheu i rrugës. Siç e shikoni dhe vetë. T’ma gjejnë një rrugë që të futem te shpia. S’du gjë tjetër. Unë nuk kam qenë ktu. Më vjen çudi që nuk ka ardh njeri. Ka një javë. Nuk arrij ta kuptoj.
Ka ra komplet avllia. Ka rrëshkit avllia komplet. Është tip lluce. Këtu jetojmë ka 25 vjet. Nuk ka pasur probleme të tilla më parë. Gjatë shiut që ka ra shiu, ka rrëshkit komplet. Gjithçka ka ndoshur për shkak të dheut që ka hudh fqinjët. Është dhe i hudhën. I kanë dal komplet themelet” – u shprehën banorët.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
