Skip to content

VIDEO/ “Kafshatë që s’kapërdihet është or vlla mjerimi”, e reja emocionon me fjalën e saj: Shqiptarët sot janë të trishtuar, ka zbukurime por nuk ka festë

Një studente ka mbajtur fjalën e saj në protestën para Kryeministrisë që është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit aty.

Sot ajo tha se shqiptarët janë të trishtuar, në ankth ndërsa shtoi se ata që na qeverisin sot janë prej votës së tyre në pushtet .

E reja: Sot flas si një e re qyetare qe e do këtë vend. Sot hoqa dorë nga të gjitha angazhimet tu bashkohesha juve, fjalet dalin vetë se nuk ke sesi të mos dalin. Ne po ndjejmë dhimbjen që kanë ndjere parardhësit tanë, pasi ato vargje qëndrojnë akoma. Kafshatë që s’kapërdihet është or vlla mjerimi, kafshatë që të bngel në fyt e të mbyt trishtimi, shqiptarët po I mbyll trishtimi ankthi.

Jemi në mars dhe kemi zbukurime po kujt i duhen kujt I duhet festa e pranverës, nuk ka festë po nuk pati popull, nuk ka pushtet po s’pati pa mbijetesë, harruan se kush i solli në pushtet, te drejtën se kush i uli në këto karrige, harruan që ku kanë jetuar, që kanë qenë qytetar, ku janë rritur ata në Paris?

Ndërkohë shoh histori përditë të dhimbshme në Shqipëri. Mora një taxi dhe sicdo e re i thashë do shkoj në protestë, do vi edhe unë tha, të parkoj në stac treni, i thashë faleminderit shumë, nuk më mori as lekët, ky është populli shqiptar, ka burra trima që fitoren e kanë korrur me luftë dhe po e shkatërrojnë me laps.

Në emer të baballareve nenave vajzave iu bëjmë thirrje po kujt ti besh thirrje se është e kot, e ka treguar. Jam e lumtur që ka të rinj që e duan vendin e vet.

/faxweb