Skip to content

VIDEO- Kaloi me semafor të kuq dhe bëri parakalim të gabuar/ Shoferi gjobitet me 600 mijë lekë të vjetra

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas denoncimit nga një qytetar, për një drejtues automjeti që nuk kishte respektuar semaforin dhe kishte bërë parakalim të gabuar, kanë organizuar punën për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

 

Si rezultat i veprimeve, është identifikuar drejtuesi i automjetit, i cili ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori e ndalonte dhe ka bërë parakalim të gabuar. Për 2 shkeljet e kryera, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me gjobë 600 mijë Lekë të vjetra.

 

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respktojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Tiranë

 

Qytetari denoncoi shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore identifikon dhe ndëshkon me 60 000 lekë, drejtuesin e automjetit që kreu shkeljet.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore, pas denoncimit nga një qytetar, për një drejtues automjeti që nuk kishte respektuar semaforin dhe kishte bërë parakalim të gabuar, kanë organizuar punën për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

 

Si rezultat i veprimeve, është identifikuar drejtuesi i automjetit, i cili ka vazhduar lëvizjen ndërkohë që semafori e ndalonte dhe ka bërë parakalim të gabuar. Për 2 shkeljet e kryera, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë të rinj.

 

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respktojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave.