Policia e Shtetit duket se ka nisur një aksion për heqjen e kamerave të jashtëligjshme në disa qytete të vendit.

Pas Shkodrës dhe Vlorës, ditën e sotme janë hequr dhjetëra kamera në Pogradec, Korçë e Durrës.

Sa i përket Pogradecit dhe Korçës, gazetari Roland Beqiraj u shpreh se deri më tani nuk ka të shoqëruar, ndërsa policia është duke vazhduar kontrollet në disa zona.

Po ashtu mësohet se janë sekuestruar edhe serverat dhe pritet të dilet në përfundime për qëllimin e vërtetë të këtyre kamerave.

Sipas gazetarit shumë prej kamerave që janë hequr janë qenë vendosur nga biznese në vogla të cilët kanë dëshmuar se i kanë montuar për të ruajtur biznesin e tyre, por edhe banesa private, por të pozicionuara në ambiente që cënojnë privatësinë e të tjerëve.

Për kamerat e vendosura në zona rurale ka dyshime se mund të jenë vendosur edhe për të ruajtur zona ku mund të kultivohen lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të urdhrit nga drejtoria e përgjithshme e policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe drejtoria  vendore e policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes

Deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht. Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re