Dhjetra banorë të fshatit Alarup kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore të fshatit për të mos lejuar kalimin e kamionëve të tonazhit të rëndë, të cilët shfrytëzojnë minierat e qymyrit në këtë zonë.

Sipas banorëve prej disa ditësh kamionët të peshës 60 ton po kalonin ditën dhe natën në këtë rrugë duke transportuar mineral.

Kjo është për shkak të dëmtimit të rrugës, e cila sipas banorëve është e amortizuar dhe me kalimin e këtyre kamionëve po shkon drejt shkatërrimit.

Banorët kishin bllokuar sot një kamion të cilin nuk e kanë lejuar të shkojë drejt minierës dhe thanë se edhe ne ditët ne vijim në rast se nuk do të ketë reagim për ndalimin e tyre nga institucionet përkatëse, do të jenë në rrugë me gratë e fëmijët e tyre për të mos lejuar kalimin e kamionëve.

Sipas tyre rruga që dëmtohet përfshin 3 fshatra, Alarup, Bratomirë e Blacë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re