Skip to content

VIDEO/ Kamioni bie në gropë, shpëton mrekullisht shoferi

Një kamion i tonazhit të rëndë është batuar në zonën e njohur si “Kuzum Banasë” në Vlorë. Kamioni ka qenë duke kaluar në rrugën “Xhemil Bej Vlora” ku si rrjedhojë e punimeve që po zhvillohen në të ka rënë në një prej gropave të shumta.

 

Kamioni është batuar në anësore dhe ka rrezikuar të përmbyset duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesit të tij. Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale, ndërkohë po punohet për nxjerrjen e kamionit prej andej.