Skip to content

VIDEO/ Kandidati i PD në Fier, Fatjon Semanjaku, shoqërohet nga policia pas përplasjes me punonjësit bashkiakë

Capture 745x375 1

Fier – Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar paraditen e sotme në komisariatin e policisë së qytetit, pas një përplasjeje verbale me punonjës të policisë bashkiake.

Ngjarja ndodhi në qendër të Fierit, ku punonjësit po hiqnin një banderolë të vendosur nga ekipi i fushatës së PD-së.

Sipas burimeve, Semanjaku ka kundërshtuar veprimet e policëve bashkiakë, çka ka çuar në tensione në vendngjarje. Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, në vend ka ndërhyrë policia e shtetit, e cila e ka shoqëruar kandidatin në komisariat. Pas marrjes në pyetje, ai është lënë i lirë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e ka cilësuar këtë veprim si “ndalim me urdhër politik”, duke akuzuar autoritetet se po pengojnë fushatën e saj elektorale.

Ngjarja vjen në një moment të ndjeshëm politik, ndërsa fushata elektorale po intensifikohet në të gjithë vendin.