Kandidati për deputet i PD-ASHM në Dibër dhe gazetari Basir Çollaku është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Nuk dihet arsye, por mësohet se Çollaku pritet që të depozitojë kallëzime në SPAK për krime zgjedhore.

Edhe një ditë më parë, kandidati demokrat, Xhamel Gjunkshi depozitoi një kallëzim ndaj kryetarit të Bashkisë Dibër Rahim Spahiu dhe një zyrtari të shërbimeve publike, drejtorit Bedri Kamberi.

Gjunkshi akuzoi mazhorancën për asfalt elektoral.

“Të dy këta persona janë kapur në flagrancë duke përdorur asetet publike në kohën e fushatës zgjedhore. Këta kanë patur kohën e mjaftueshme që këtë rrugë ta ndërtonin për 12 vjet. Por sic ka ndodhur në gjithë Shqipërinë edhe në qarkun e Dibrës, infrastruktura lë për të dëshiruar. Këta po bëjnë gjithçka që nëpërmjet përdorimit të asteve, nëpërmjet intimidimit të votuesve, nëpërmjet presionit të administratës publike në raport me vendet e punës, presion po ushtrohet për ndihmën ekonomike që po u jepet banorëve të Dibrës. Ajo është një ndihmë qesharake. Ka raste që është dhënë 16 mijë lekë ndihmë ekonomike për 5 anëtarë. Jam këtu për ti dhënë sot drejtuesve të bashkisë Dibër dhe për ti thënë qytetarëve të Dibrës se jam një zë i fortë i tyre”, tha ai për media.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko