Ori Nebiaj, e cila kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, në Tiranë e 18 në listën e Partisë Demokratike, i ka bërë thirrje publike kryedemokratit Lulzim Basha.

Nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, Nebiaj i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nëse Partia Demokratike humbet zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

“ Z.Basha, ne do fitojmë. 18 mandate të sigurta.

Të lutem, nëse ne humbasim, jep dorëheqjen, e regjistruat”, deklaroi Nebiaj.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re