Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në mediat sociale të disa banorëve në zonën e Lurës të cilët prej ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Berisha shkruan se Lura turistike 30 dite pa drita dhe se Edvin Hajduti iu premtoi teleferikun u preu energjine elektrike.

“Lura turistike 30 dite pa drita. Edvin Hajduti iu premtoi teleferikun u preu energjinë elektrike. Denoj qendrimin shkatrrues te Edvin Hajdutit ndaj Lurës, margaritarit te turizmit malor shqiptar dhe banoreve te saj. Kerkoj furnizimin me urgjence me energji elektrike te Lurës. Sb’- shkruan Berisha.

Nga ana tjetër banorët shprehen se pushteti për to nuk ka bërë asgjë, dhe se duhet të dëgjohet zëri i tyre.

“Ky pushtet që kur ka ardh asgjë të hajrit nuk e ka bërë. Nëse ka media pushtet, kurse opozitë që të na dëgjojë duhet ta ketë parasysh dhe të na dëgjojnë. Në Lurë janë 4 hidrocentrale mbi 20 mega dhe ne nuk kemi drita. Si ka mundësi kjo? Nuk e kemi muhabetin për fushatë, por e kemi për një fakt që ekziston pa ide politike, por Lura ka mbetur mbrapa. Prandaj i lutemi drejtësisë të vejë dorë në këtë komb.”- shprehen banorët.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re