Skip to content

VIDEO/ Kaos pas penalltisë në Peshkopi, ekipin duan ta tërheqin nga fusha. Dy shokë përplasen me njëri-tjetrin

Sfida mes Korabit dhe Luftëtarit në Peshkopi u mbyll me probleme në pjesën e parë. Gjyqtari Indrit Myrtja akordoi një penallti për Korabin në limitet e kohës së rregullt, ndërsa te Luftëtari protestuan.

Nga stoli madje u sinjalizua disa herë që ekipi të tërhiqej nga fusha e blertë. Kjo situatë solli edhe përplasjen e dy lojtarëve të Luftëtarit.

Në fund situata u qetësua.

Nga penalltia nuk gaboi Marku për Korabin, që i dha avantazhin skuadrës së tij.

Sfida është e vlefshme për javën e  12-të të Kategorisë së Parë. Luftëtari po kalon periudhë të vështirë, ndërsa ndodhet në zonën e ftohtë.