Skip to content

VIDEO/Kapen dy skafistë me shqiptarë me 310 kg drogë në Lecce

Dy shqiptarë janë arrestuar të enjten pasdite nga Guardia di Finanza e Barit pasi janë përgjegjës për trafikimin e 310 kg drogë që iu bllokua bashkë me gomonen në ujërat e Lecces.

 

Drejtuesi i mjetit lundrues, sapo pikasi policinë, tentoi manovrat në det, deri sa doli në breg.

 

Në mjetin lundrues u gjetën 294 kilogramë marijuanë dhe 16 kilogramë hashash.

 

Dy trafikantët shqiptarë që drejtonin gomonen tentuan ti shpëtojnë policisë duke u fshehur në breg në zonën e Le Cesine në Lecce, ku u gjetën nga policia dhe u arrestuan për trafik droge.

 

Marijuana e sekuestruar të enjten pasdite në treg do të kapte vlerën deri në 3 milion euro.

 

17 tone droge jane sekuestruar ne brigjet e Puljas nga fillimi i ketij viti e deri tani.