Subscribe

Një operacion antidrogë i zhvilluar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të së martës shkatërroi një grup kriminal të trafikimit të kanabisit në Vlorë. 500 kilogramë kanabis janë sekuestruar si rezultat i këtij operacioni, sasi e cila do të dërgohej drejt Turqisë. Ndërkohë janë vënë në pranga shtatë persona.

Sasia e lëndës narkotike ishte ndarë në 34 pako të madhësive të ndryshme.

Lexo edhe :Related Posts

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa, drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare.   Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2  vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.   

Dy furgona dhe dy automjete janë sekuestruar, gjatë operacionit, ku morën pjesë edhe forcat RENEA dhe FNSH. Gjatë kontrolleve të banesave të autorëve, janë gjetur dy armë zjarri, katër automjete dhe 8 celularë.

Të dyshuarit vepronin në formën e një grupi kriminal, ku secili kishte rolin e tij në paketimin, ambalazhimin dhe transportimin jashtë vendit të lëndës narkotike. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar veprimtarinë kriminale. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re