Skip to content

(VIDEO) Kapet në Vlorë 32-vjeçari i shumëkërkuar me dy emra, tentoi të vrasë një 38-vjeçar pas një konflikti të çastit

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari, i cili akuzohet se në 13 dhjetor të vitit të kaluar, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar për ta vrarë në 38-vjeçar.

Bëhet fjalë për shtetasin R.SH. alias J.O., banues në Vlorë. Kujtojmë që më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë / Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin R. SH alias J. O., banues në Vlorë.

Ky shtetas, më datë 13.12.2020, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka tentuar të vrasi me armë zjarri, shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Më parë në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga nga Policia shtetasi K. M., 47 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb