Mjetet e pastrimit të qytetit te Krujes, nuk e kanë rrugën shumë të gjatë në shkarkimin e mbetjeve. Në oret e para të mengjesit mjeti që pastron kazanet e mbeturinave në qytetin e Krujës, pas vetëm 2 apo 3 km rrugë, devijon intenerarin duke zgjedhur kurorën e pishave shekullore të Krujës.

Është një rruge thuajse e fshehtë larg nga syri i njerëzve, dhe aty shkarkohen mbetjet duke krijuar një pirg sa një mal me mbeturina. Është mjaft e veshtirë të hetosh dhe të mbledhësh të dhëna për katastrofën mjedisore, sipas informacioneve kofidenciale jane njerëz pranë kompanisë së pastrimit e cila menaxhohet nga bashkia, të cilët investigojnë çdo person që mund t’i afrohet malit të mbetjeve. Një situatë e tillë është e kahershme dhe kjo duket nga materiali i madh i grumbulluar ne zonën e pishave të Krujës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re