Papërgjegjshmëria e shumë drejtues mjetesh vijon të njohë vetëm rritje.
Së fundmi, një i ri ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke i dhënë makinës së tij jo me duar por me këmbë.
Nisur nga aksidentet e shumta automobilistike që tronditën vendin, Policia Rrugore thotë se është vendosur në lëvizje me aksione në rrugë.
Megjithë përpjekjet, rezultatet në terren për rritjen e sigurisë, ende janë të pamjaftueshme. ()