Skip to content

VIDEO/ Kepi i Rodonit plot me plehra, qytetari: Kështu i pret shteti shqiptar turistët?

sdf gigapixel low res width 2372px 1024x640 1

Kepi i Rodonit në Durrës, një nga zonat më të vizituara nga turistët në Shqipëri, është mbushur me plehra dhe mbetje, duke krijuar një pamje shqetësuese për ata që e frekuentojnë këtë vend.

Qytetarët që vizitojnë këtë vend janë të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe kombëtare për pastrimin dhe ruajtjen e natyrës.

Për ata që do të duan ta vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm, duket se një turizëm i tillë mund të ketë pasoja negative nëse nuk merren masa për menaxhimin e mbetjeve.

Kështu i pret shteti shqiptar turistët? Kepi i Rodonit mbuluar nga plehrat” tha një qytetar i cili e ka vizituar Kepin e Rodonit kohët e fundit.

Ai thekson se përpjekjet për pastrimin e plazheve dhe zonave natyrore duhet të jenë të vazhdueshme, përndryshe vizitorët do të humbin interesin për t’u rikthyer.

Mjedisi i pastër dhe i ruajtur është një element kyç për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Bashkia Durrës me kryetare Emirjana Sakon duhet të veprojë urgjentisht dhe të krijojë strategji afatgjata për pastrimin dhe mbrojtjen e resurseve natyrore./ JOQ

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=138&loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2025%2F08%2F23%2Fvideo kepi i rodonit plot me plehra qytetari keshtu i pret shteti shqiptar turistet%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawMW7m5leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFma2tWbGRreGhMdEJSRVNwAR6 dOlt1x