Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin e “Zonë e Lirë” dhe gjatë intervistës ka lëshuar një gafë sa i përket asaj që cilësohet si e premtja e zezë për besimtarët e krishterë.

Për Berishën, ajo cilësohet si e premte e mirë, ndonëse katolikët në mbarë botën kremtojnë këtë si të Premten e Zezë, si ditën kur Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem.

“Sonte është e premtja e mirë, kur shkuan të dielën varrin e Krishtit e gjetët bosh, Krishti nuk ishte më në varr, ishte ngjall. Kjo do të ndodhë edhe me botën e pas pandemisë, por  trauma do të jetë shumë e madhe”, tha Berisha, ndërsa Çani iu mundua t’ia kujtonte atij, se kjo është edhe premtja e zezë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re