Skip to content

VIDEO/ Kolaps në aksin Librazhd-Elbasan, kthimi drejt Tiranës i qytetarëve shkakton radhë kilometrike

Aksi Librazhd-Elbasan është kthyer në një kasos të vërtetë mbrëmjen e kësaj të marte, për shkak të kthimit të qytetarëve nga juglindja drejt Tiranës.

Siç shihet edhe në videone  Vizion Plus radha është kilometrike, ku makinat ecin shumë ngadalë.

Lexo edhe :Related Posts

Përgjatë gjithë ditës së martë qytetarët që ktheheshin nga Korca, Pogradeci dhe qytete e tjera të juglindjes janë ankuar për trafikun e rënduar përgjatë aksit Librazhd-Elbasan.

Kujtojmë që e njëjta situata kaotike ishte dhe ditët e fundit të vitit, por këtë herë ishte i bllokuar aksi i makinave që shkonin drejt juglindjes.

Ndërkohë që aktualisht e gjithë Policia Rrugore ndodhet në terren për mbarëvajtjen e trafikut.