Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot në Presidencë artistë të shquar shqiptarë për të organizuar një koncert me interpretim mjeshtëror të kryeveprave operistike botërore.

Meta thotë se në një mbrëmje jashtëzakonisht artistike pati kënaqësinë të ndiqte tenorin e shquar Armaldo Kllogjeri me sopranon Mariana Leka, baritonin Solen Alla, pianisten Ardita Bufaj dhe në harp Aida Kasmin.

Ai thotë se artistët shqiptarë do të jenë gjithmonë të mirëpritur në Presidencë si simbol në mbrojtjen e promovimit të artit e kulturës.

Artistët shqiptarë do jenë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit, simbol në mbrojtjen dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

STATUSI NGA ILIR META

Në kuadër të aktiviteteve “Artistët shqiptarë në Presidencë”, pata kënaqësinë e veçantë të ndiqja sot koncertin e tenorit tonë të shquar Armaldo Kllogjeri, me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjohur, soprano Mariana Leka, bariton Solen Alla, në piano Ardita Bufaj dhe harp Aida Kasmi.

Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike, ku së bashku me personalitete të shquara të kulturës shqiptare, intelektualë e diplomatë shijuam interpretimin mjeshtëror të disa prej kryeveprave operistike botërore të kompozuara nga Mozart, Beethoven, Verdi e Puçini, si dhe këngë të bukura shqiptare, pjesë e trashëgimisë sonë të vyer kulturore.

Artistët shqiptarë do jenë gjithmonë të mirëpritur në Institucionin e Presidentit, simbol në mbrojtjen dhe promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re