Një operacion është finalizuar nga policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, operacion i cili është zhvilluar nga dita e shtunë deri në orët e para të mëngjësit të kësaj të diele.

Sipas burimeve në pranga ka rënë përgjegjësi i Doganës, doganieri i kontrollit fizik, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës.

Lexo edhe :Related Posts

Vision Plus mëson se bëhet fjalë për Ardit Abria, doganier me detyrë përgjegjës turni dhe Eliod Shurdhaj doganier fizik, në Degën Doganore Kakavijë.

Ndërsa në kërkim u shpall Arben Marvataj, me detyrë Doganier i parkimit, si dhe e 3 punonjësve të Antikontrabandës, me shërbim në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasit Fjodor Rucaj, ⁠Norion Spaho dhe Gramoz Shehu.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, i shtetasve (drejtues të automjeteve dhe posedues të mallrave të importuara)

1-Valter Dosti

2- Thanas Malaj

3-Rigent Ismaili

4- Astrit Xhaxha

5- Arjan Mustafaj

6- Fatjon Osmani

Në gjendje të lirë u procedua shtetasi P.Q.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.

Vijon kryerja e veprimeve hetimore procedurale, për inventarizimin e mallrave të sekuestruar, këqyrjen e aparateve telefonikë celular, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e instaluara në këtë pikë doganore, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, duke u fokusuar tek punonjësit e Policisë Kufitare dhe përcaktimin e rolit të secilit prej tyre./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re