Korça është zbardhur nga dëbora këtë të hënë.
Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet kanë qenë me intensitet të ulet deri mesatar në forme shiu dhe dëbore ne zonat malore që janë mbi 1300 metra.
Në rrugën e Dardhës nga km 9- 14 – km ka pasur reshje dëbore. Trashësia e borës ka shkuar deri në 8cm.
Mjetet borëpastruese gjatë natës por edhe gjatë mëngjesit të sotëm kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje duke bërë që qarkullimi të vijojë normalisht.
Çdo segment i përfshirë nga reshjet po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.
Aktualisht moti është i vrenjtur dhe reshjet janë ndërprerë ndërsa termometri shkon 3 gradë celcius.