Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të personave që e kanë mundur koronavirusin, që nga fillimi epidemisë në 910.

Ndërkohë që në Infektiv vijon beteja për shërimin e personave që janë të shtruar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se “Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët pesë janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar”.

Sipas të dhënave, më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

COVID-19 – Statistika (5 Qershor 2020)

Testime totale 17844
Testime molekulare 15809
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1212
Raste të shëruara 910
Raste Aktive 269
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re