Skip to content

VIDEO/ Kosovarët dynden drejt Shqipërisë për fundjavë, për 2 orë në Morinë janë futur rreth 15 mijë makina

Mëngjesi i kësaj të shtune ka sjellë fluks në pikën kufitare në Morinë. Të shumta kanë qenë automjetet që janë futur në këtë pike nga orët e para të mëngjesit.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve për Kosovarët është zgjeruar deri në jug.

Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë. Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

/faxweb