Duket se mandati gjatë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe në mungesë të një pasuesi që e pret prej 2 vitesh e ka mërzitur Bujar Leskajn.

Në një video që ka mbërritur në adresën e lapsi.al shihet se si kreu i KLSH-së bën mundje me një mikun e tij në një lokal, dukshëm në qejf pas ndonjë dreke mes shokësh.

Ajo që bie në sy është se rolin e arbitrit e ka mbajtur një tjetër ish-deputet i Partisë Demokratike, Sali Shehu.

Vlonjati Leskaj e humbi raundin e parë ndërsa tek i dyti u përpoq me gjithë forcat për të marrë hak.

Nuk dihet kur dhe ku është xhiruar video.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re