Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë seancës gjyqësore, pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.

Pamjet video tregojnë momentin e frikshëm kur i dënuari Deobra Delone Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares Mary Kay Holthus për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares së tronditur, Redden dëgjohet duke e ofenduar.

Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht.

Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.

Oficeri i policisë u plagos gjithashtu dhe u desh të transportohej në spital pas sulmit brutal./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re