Skip to content

VIDEO/ Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai sërish në SPAK

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur këtë të enjte, më 27 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kujtojmë se, SPAK e mori të pandehur Isain, nën akuzat se ka konsumuar veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, lidhur me ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë dhe Ujësjellësin e Kolonjës.

Ndërkohë, të pandehur janë marrë edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në shkeljet e pretenduara.

Objekt i hetimit rezulton të jenë katër procedura prokurimi, që lidhen me projektin për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, Loti II, dhe projektet për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave përreth.