Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vizitoi ditën e sotme zonat e përmbytura në Laç.

Kryemadhi pa nga afër disa prej fshatrave më të dëmtuar.

Pasi u njoh nga banorët me problematikat kryesore, kryetarja e LSI u shpreh se situata është emergjente dhe se e gjithë zona është nën ujë.

Kryemadhi u shpreh se strukturat e emergjencave nuk kanë dhënë asnjë ndihmë dhe nuk kanë marrë masat që kjo situatë të shmangej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re