Lëvizja Socialiste për Integrim ka gjetur mënyrën më interesante dhe më mbresëlënëse për t’iu uruar qytetarëve shqiptarë festën e 28 Nëntorit.

Me një kolazh këngësh e vallesh popullore nga më të bukurat të të gjitha krahinave, interpretuar nga të rinjtë anëtarë të kësaj partie.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e ka publikuar këtë video sot në rrjetet sociale me urimin e saj: “Gëzuar Shqipëri e të rinjve dhe e vlerave më të mira kombëtare. Ju përshëndes me këtë video urim origjinal nga të rinjtë gjimnazistë të LSI.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re