Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet në mënyrë madhështore nga beratasit. Qindra makina e presin në hyrje të qytetit.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është pritur sot entuziazëm nga beratasit.

Qytetarë të shumtë kanë dalë me automjetet e tyre në hyrje të qytetit për ta pritur e për ta shoqëruar në takimin e saj përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Beratit. Me flamuj, brohoritje dhe thirrje për fitore, ata janë grumbulluar në rotondon e Urës-Vajgurore.

Menjëherë pas mbërritjes së lideres së LSI-së, ata e kanë shoqëruar Kryemadhin deri në vendin e përcaktuar për mitingun përfundimtar elektoral, duke thirrur “Rama ik” dhe “Fitore LSI”.

(BalkanWeb)

Balkanweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re