Një ditë pasi shtyu gazetaren e Fax News Edona Haklajn se nuk kishte vendosur maskën, kryeministri Edi Rama është shfaqur ditën e sotme në konferencën për mediat pa maskë.
Madje dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pjesë e listës së Elbasanit, është shfaqur krah Ramës edhe ajo pa maskë, kur ka kaluar vetëm një ditë nga incidenti me gazetaren Haklaj, pikërisht pse kishte harruar maskën.
I pyetur për përplasjen e orarit me kreun e opozitës, Lulzim Basha, kryeministri deklaroi se me Bashën nuk ka asgjë tjetër përveçse beteje politike, kështu që nuk kanë arsye që të mos shihen me syrin njerëzor përtej betejës politike, sipas Ramës.
“Ça përballja. Pse duhet të merremi vesh për orarin. Nuk jemi armiq, nuk kemi arsye që përtej betejes politike në mjedisin shoqeror të mos shihemi si njerëz, si qytetarë. Ç’do me thënë kjo përplasje? Ça jemi këtu ne? Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste që prej kohësh është kthyer në festë kombëtare. Jam këtu për t’i uruar të gjithë pa dallim bindjesh politike, besimesh apo prejardhjesh, që të kenë një festë të gëzuar dhe verë të gëzuar. Po përpiqemi që të bëjmë çmos që vera të jetë e lehtësuar nga pesha e rëndë e situatës së imponuar nga armiku i padukshëm. Jemi duke bërë çmos që të garantojmë një vaksinim masiv,” tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
