Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga drejtori i shkollës, Përparim Oka. Emisioni Fiks Fare transmetoi video ku duket qartë drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunon me shpulla tre nxënës.

”Kujtuat se ma hodhët mua?,”- dëgjohet drejtori të thotë në video e më pas ushtron dhunë mbi nxënësit.

Kjo video është dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi. Ajo u tregon gazetarëve që drejtori dhunon nxënësit vazhdimisht edhe në zyrën e tij, sa herë i kap në korridore apo jashtë klase.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën ‘Isa Boletini’ në Kamëz ku kërkojnë që të flasin me drejtorin për këtë problem, por ky i fundit nuk pranon t’i takojë me justifikimin se është i zënë me mbledhje. Pavarësisht se gazetarët e presin për gati një orë drejtori u thotë që për çdo problem të drejtohen në Zyrën Vendore Arsimore Kamëz.

Gazetarët shkojnë në ZVA dhe takojnë drejtoreshën e këtij institucioni, Albana Imerajn e cila pasi pa videon tha se sjellja e drejtorit është e papranueshme. Duke dënuar dhunën fizike dhe psikologjike drejtoresha do ngrejë komision për të marrë menjëherë masë kundrejt drejtorit të shkollës Isa Boletini.

“Ne dënojmë fort dhunën verbale e jo më atë fizike, kjo është e papranueshme dhe do marrë masën e merituar” thotë Imeraj.

Marrë nga Top Channel

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re