Në një kohë kur çmimi i naftës në vendin tonë, në këtë javë që po mbyllim kapi shifra rekord, shumë prej qytetarëve kuksiane furnizohen në Kosovë.

Ata thonë se kalojnë kufirin dhe mbushin makinat me naftë në Prizren apo Gjakovë, pasi çmimet atje janë më të lira.

Sipas qytetarëve Kosova në të gjitha pikat e karburanteve, mban çmime të njëjta, duke shmangur abuzimet mes kompanive të ndryshme.

Në momentin që flasim, çmimi për litër nafte në Kosovë është 1.5 euro, ose e thënë ndyshe nën 200 lekë për litër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re