Një video po qarkullon gjerësisht në rrjet, ku shfaqet presidenti Donald Trump, në atë kohë kandidat për president, duke u tallur me Hillary Clinton, kur ajo ishte me pneumoni dhe kishte vështirësi në lëvizje.

Në videon e vitit 2016, shfaqet Trump, duke e përqeshur Clinton për sëmundjen e saj dhe duke e imituar vështirësitë në ecje gjatë një episodi që ajo pati.

Video po qarkullon me shpejtësi, pikërisht në momentin kur Trump është infektuar me koronavirus dhe është izoluar në një spital, duke qenë i pamundur të vijojë fushatën e tij elektorale në terren.
Por, ndryshe nga mënyra si ai tallej me sëmundjen e Clinton, kundërshtari i tij, Joe Biden, nuk e ka përqeshur sëmundjen dhe paaftësinë e përkohshme të Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re