Kriza ku është futur sot Partia Demokratike është paralajmëruar më herët nga ish kryetar i PD-së, Eduard Selami.
Ky i fundit i cili u përball në një garë të pabarabartë me Lulzim Bashën katër vite më parë, diagnostikonte në Kuvendin Kombëtar të PD-së të gjitha plagët e “selisë blu” që duheshin rikuperuar me kohë.
Më poshtë po përcjellim një kronologji të shkurtër të përplasjes Basha-Selami në distancë e cila nëse do të ishte marrë seriozisht në kohë, mbase do të shmangej rruga pa kah ku lidershipi futi demokratët.
