Një grua i shpëtoi mrekullisht mbytjes pasi u rrëmbye nga ujërat e vrullshme në qytetin Zhengzhou të provincës Henan në Kinë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet gruaja teksa në përpjekje për të kaluar një rrugë, ku po vërshonte uji në niveli mbi gjurin e saj, humb kontrollin dhe rrëmbehet nga rryma.

Një person tjetër që e shoqëron atë mundohet ta mbajë, por nuk ja del mbanë, ndërsa në ndjekje të gruas vihen më pas edhe banorë të tjerë që rastisën aty pranë.

Të paktën 12 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjeve në provincën me 90 milionë banorë Henan. Shirat e rënë në tre ditët e fundit në kryeqytetin Zhengzhoi të kësaj province tejkaluan nivelin mesatar vjetor të tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re