Numri dy i qeverisë Erjon Braçe e ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes mes PD dhe LSI, përmes një video-je me deklaratat e Lulzim Bashës në vitin 2017, kur betohet se kurrë nuk do të bënte marrëveshje me LSI-në.

“Nuk do të qeverisim kurrë me LSI, demokratët nuk duhet ta vënë kurrë në dëshim këtë premtim timin solemn në emër të PD, se unë mund të bëj ndonjë Pazar me LSI.

Nëse ky dyshim ekziston, atëherë çdo demokrat nuk ka pse të mos joshet nga shitblerja e votës, hë se do të jemi prap bashkë në pushtet.

Nuk do të qeverisim, le t’i lemë me baftjarët në ahur”, deklaronte Lulzim Basha në vitin 2017.

Videon, Braçe e ka shoqëruar me postimin: “Burre lind, nuk behesh! Ceshtje karakteri dhe karakteri nuk ka lidhje me gjatesine! Degjojeni dhe kuptoni se nje politikan pa karakter sic ky, JU GENJEN PER CDO GJE”!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re