Erion Muça dhe Flora Gjinaj janë dy të rinjtë që u gjetën të pajetë në mjetin e fundosur pranë liqenit të Çekrezit në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se trupat e dy të rinjve u gjetën në mjetin e fundosur, nga polumbarët e RENEA-s, pas disa orësh kërkime.

Nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen, nëse rënia e mjetit në liqen ka qenë aksidentale, apo kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Nuk dihet ende lidhja mes të rinjve, ndërkohë që policia ka vendosur një perimetër sigurie shumë larg zonës së liqenit, ku mediat e kanë të pamundur që të shkojnë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re