Skip to content

VIDEO/ “Kush s’kërcen, nuk është shqiptar”! Tifozët bëhen bashkë në Prishtinë

Numërimi mbrapsht ka nisur! Kosova është vetëm një fitore larg kualifikimit historik për në Botëror.

 

“Dardanët” përballen me Turqinë në “Fadil Vokrri”, në finalen e “play off”, ndërsa mbështetja për Kosovën është e madhe.

 

Rrugët e Prishtinës janë mbushur prej mëngjesit, nga tifozët nga të gjitha anët, ku ka shqiptarë.

 

Në një video të “Gazeta Blic”, shihen tifozët të bashkuar, teksa njëzëri këndojnë: Kush s’kërcen, nuk është shqiptar.

 

 

Ndeshja Kosovë-Turqi, do të luhet mbrëmjen e kësaj të marte, duke nisur nga ora 20:45.