Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar me anëtarë dhe me përfaqësues të minoriteteve, në Presidencë.

Pas fjalës përshëndetëse të anëtarëve dhe përfaqësuesve, Presidenti Meta i është bashkuar kërcimit më pjesëtarët e kësaj ceremonie.

Kujtojmë se këtë të premte po mbahet mbledhja e radhës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme eksperti i hetimit Erind Merkuri tha se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe se nuk duhet të jetë i paanshëm.

“Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë”, ka thënë Mërkuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re