I ftuar sot në Faxnews ishte i ftuar Alban Duraj, jurist për të folur rrth zhvillimeve në vend dhe seancat në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai u shpreh procesi per shkarkimin e presidentit Meta ka qenë i sforcuar. Sipas tij Meta nuk ka bërë asnjë shkelje por e ka konsideruar si një nxitim të Kuvendit. Sipas tij edhe pas 30 ditëve kjo gjykatë nuk do ta shkarkojë Metën.

“Mendoj se është një proces i sforcuar, për vetë menyrën si nisi, duke qenë se ka qenë Kuvendi i legjislaturës së kaluar . Koha është shumë e shkurtër për të dalë në konluzion. Mendoj për një cështje kaq të rëndësishme Kuvendi nuk duhej të nxitonte. Kuvendit i kishte mbaruar mandati. Kushtetuta e thote qarte se një Kuvendi qe i ka mbaruar mandati s’mund të marrë vendime kaq të rëndësishme sic është ajo e presidentit. Ka qenë një nxitim i Kuvendit të atehershëm. Një iniciim politik”- tha juristi ne studion e Faxnews.

Roli i Gjykatës Kushtetuese?

“Ka shkelje të rëndë. Gjykata Kushtetuese do ta vlerësojë këtë moment. Edhe vetë për Gjykatën Kushtetuese kam shume rezerva. Është shumë e frikësuar për një vendim, shkarkim apo jo. S’mund të paragjykojmë vendimet e saj. Kemi një Gjykatë Kushtetuese që i është drejtuar Komisionit të Venecias me disa pyetje. Mendoj që gjykata po bën politikë, për të hequr “topin” nga përgjegjësia e vet. Janë pyetje naive. Nga viti 98 e deri tani nuk kemi pasur raste të tilla. Si jurist mendoj se s’ka bërë shkelje të Kushtetutës, por ishin mesazhe politike për procesin zgjedhor. Ka qenë një president aktiv, por jo shkelje”- shtoi ai.

Vendimi për të shpallur vendimin pas 30 ditësh?

“Nuk ndiqet kjo procedurë gjithmonë. Mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk ka guxim të japë një vendim sa me shpejt dhe mundohet që ta zvarrisë cështjen. Po bën politikë duke e zvarritur procesin. Pas 30 ditëve do ta rrëzojë kërkesën e Kuvendit. Pra nuk do ta shkarkojë presidentin”- shtoi ai ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re