Subscribe

Kanë dalë pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Erjon Javori, i cili është qëlluar me armë paraditen e së enjtes rreth orës 11:00 pranë banesës së tij në Fier në lagjen “16 Prilli”.

 

Vizionplus ka siguruar momentin kur autori i dyshuar i krimit Agim “Agli” Gashi 35-vjeç, afrohet me makinën e tij pranë mjetit që po levizte Erjon Javori, dhe e qëllon me armë.

 

Lexo edhe: https://www./foto-vrau-41-vjecarin-nga-fieri-ne-dere-te-shtepise-kjo-eshte-makina-me-te-cilen-u-arratis-autori/

 

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Vizionplus, Gashi i cili udhëton me mjetin “Mercedez Benz” afrohet në krahë të mjetit “Porsche Cayene” të drejtuar nga Erjon Javori, dhe nga dritarja e pasagjerit e qëllon me armë dhe më pas largohet me shpoejtësi.

 

Ndërkohë mjeti i drejtuar nga Erjon Javori vijon rrugën edhe për disa metra, dhe pastaj ndalon.

 

Kujtojmë që Erjon Javori 41-vjeç është nipi i biznesmenit Demir Back ai vrarë dy vite më parë.

 

Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes Agim (Agli) Gashi është nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier. /Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re