Një restorant është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në Elbasan ku sipas ISHP dyshohet të ketë infektuar 90 për qind të totalit të të prekurve me koronavirus në këtë qytet.

Mësohet se restoranti ka qëndruar hapur në kundërshtim me urdhrin për shkak të masave ndaj koronavirusit duke u bërë një vatër e madhe infeksioni për qytetin.

Abcnews.al, raporton se ISHP ka konstatuar me koronavirus pronarin 46 vjeçar të restorantit, ndërsa gjatë ditës së sotme ka dalë pozitive edhe bashkëshortja 40 vjeçare e tij.

Në total, numri i të prekurve nga koronavirusi në Elbasan ka shkuar në 12, ndërsa pritet raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re