Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka mbërritur ditën e sotme në Bruksel për të dëshmuar në Prokurorinë belge lidhur me çështjen e “Toyota Auris”.

Lajmin e ka dhënë vetë ai duke publikuar edhe fletëthirrjen që ka marrë nga Prokuroria e Belgjikës. Duke nxjerrë edhe pamje nga udhëtimi, gazetari investigativ shkruan me ironi: Me pyetjen “trego shokët”, jam në dilemë, por do e gjejmë një zgjidhje…

Hoxha më parë kishte deklaruar se autoritetet belge e kanë humbur besimin te homologët e tyre në Shqipëri, ndaj dhe i kërkojnë shqiptarët në Belgjikë. Sipas tij, autoritetet vendase janë të gatshëm që të paguajnë çdo kosto, por që dëshminë tashmë do e marrin në Bruksel.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka.

Nderkohe qe prokuroret belge pas disa thirrje per te deshmuar ne Belgjike, si dhe tentativave per ta takuar dhe marre deshmine ne Tirane, kane mundur ta marrin ne pyetje ish kreun e PD Lulzim Basha.

Artan Hoxha ka publikuar video gjatë momentit kur futet në Prokurorinë e Belgjikës:

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re