
Qytetarë iu bashkuan kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër pushtetit që sipas tyre ka kapur gjithçka.
Gjatë mbrëmjes së sotme protesta është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt.
Policia i ka kërkuar Lapajt që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar.
Adriatik Lapaj u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe se nuk do të ndalen para asgjëje.
Edhe një natë më parë Lapaj qëndroi gjithë natën para Kryeministrisë, ndërsa sot do të qëndrojnë të gjithë si grup.
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tij çdo ditë në orën 5 të pasdites për të protestuar kundër qeverisë.
Ndërkohë, qytetarët që u bashkuan kësaj proteste thanë se nuk kanë dalë në emër të partisë për të protestuar por si aktivistë edhe qytetarë të thjeshtë.
