Skip to content

(VIDEO) Lirimi i hapësirave/ Rama reagon i revoltuar: Po si mund të…

hudhra 12

Prej 1 muaji vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtime pa leje, kryesisht struktura metalike apo çadra të vendosura nga lokalet.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e rasteve të ngjashme. Këtë radhë ka postuar pamjet e prishjes së një strukture metalike të lokalit që kishte zaptuar të gjithë trotuarin.

“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura. Vazhdojmë”, shkruan i revoltuar kryeministri.

Ndërkohë, aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin. Aksioni është pjesë e nismës së re të qeverisë për rikonfiguruar përqindjen që do të shfrytëzojnë lokalet në pjesën e jashtme, si dhe për t’u dhënë qytetarëve aksesin e munguar në hapësirat e përbashkëta.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvideolajm aksioni per lirimin e hapesirave publike postimi i radhes i rames po si mund te futet ne bark i tere trotuari deri tek bordura%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Postimi i kryeministrit: