Skip to content

VIDEO-LIVE/ “Po sfidojmë orën 10”, Nis marshimi i protestuesve drejt vendit ku u vra Klodian Rasha

Një grup protestuesish po marshojnë mbrëmjen e sotme drejt vendit ku u vra 25-vjeçari Klodian Rasha, një ditë më parë nga një efektiv policie.

Një nga aktivistët e protestës, Genc Sejko, u shpreh se ky marshim po bëhet për të sfiduar orën policore, pasi i riu u vra pikërisht për këtë.

“Kemi menduar sfidimin e orës 10, dhe kjo është arsyeja se pse i riu i vra. Do të jetë në heshtje, do të marshojmë nga këtu deri tek vendi ku është vrarë. Ky qiri simbolizon jetën e humbur. Nuk duhet që fakti që është vënë një orar të çoj në vdekjen e një të riu. Jeta e një të riu jeta e kujtdo duhet të ketë më shumë vlerë.”– tha Sejko.

/faxweb